Morina: Kosova e nisi mirë me selektorin, kjo taktikë e lojës na konvenoi shumë

Kosova mbrëmë arriti një fitore spektakolare duke e mposhtur Burkina Fason në një miqësore me rezultat 5:0.

Sfida që u zhvillua në “Fadil Vokrri” shënoi edhe debutimin e trajnerit të ri francez, Alian Giresse i cili zëvendësoi të larguarin Bernard Challandes.

Giresse ndonëse nuk solli risi në ekip, gjithsesi solli risi në lojë dhe paraqitja e lojtarëve në fushë ishte e shkëlqyeshme.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina në një bisedë për Demokracia.com, ka analizuar rrjedhën e ndeshjes së mbrëmshme, derisa ka folur edhe për sfidën me Zvicrën që e luajmë të martën në Cyrih.

“Nisma me selektorin e ri ishte e frytshme. Sigurisht edhe vendosja me 4-3-3 i konvenoi për mrekulli ekipit ku erdh në shprehje Dreseviq me thjeshtësinë e lojës”, ka thënë Morina duke shtuar.

“Tani në Zvicër ekziston mundësia të luajnë lojtarë të tjerët që i kemi në ekip. Si futbollistët të cilët janë titullarë në klubet e tyre dhe nga ta pritet shumë. Besoj që do të luajmë ndeshje të mirë me atmosferë të shkëlqyeshme dhe me moral fitues”, ka përfunduar Arbnor Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *