Moriba: Nuk do ta harroj kurrë këtë gol, Messi më tha të godas

Talenti i Barcelonës, Ilax Moriba ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Barcelonës në kuadër të xhiros së 26-të të La Ligas kundër Osasunas.

Mesfushori 18 vjeçar i Barcelonës, Ilax Moriba është duke kaluar momentet më të mira në karrierën e tij si profesionist, transmeton lajmi.net.

Mariba u bë protagonist ku shënoi golin e tij të parë në karrierë ndaj Osasunas në ndeshjen e sotme.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me golin e tij dhe tregoi se Messi i kishte thënë të godas topin.

“Duhet të mësojmë nga më të vjetrit, këshilla? Messi më tha të godas topin jashtë 16 metërshit”, tha ai.

“Nuk e di se si e godita topin, por nuk do ta harroj këtë gol kurrë në jetën time. Ansu Fati është si një vëlla për mua”, tha talenti i ri.

“La Liga? Ne kurrë nuk konsiderojmë diçka të humbur”, tha Moriba.

Talenti i Barçës u pyet nëse do të kishte dëshirë të humte Reali apo Atletico në duelin e nesërm.

“Shpresoj që të dyja skuadrat të humbin pikë, por nëse do të duhet të zgjedh njërën, atëherë do ishte Atletico sepse është lider”, përfundoi Ilax Moriba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *