Mori vrull nga gjysma e fushës…; penalltia më qesharake që keni parë (video)

Ndodhi në fundjavë, në Kupën e Argjentinës. Atlanta, një nga ekipet më pak të njohura, por me një histori të pasur në futbollin argjentinas,

u eliminua nga Kupa prej Villa San Carlos, që militon në Divizionin e Tretë, në një pjesë të madhe falë një penalltie qesharake, të ekzekutuar shumë keq nga Gonzalo Coronel.

Futbollisti bëri një nga 5 gjuajtjet nga pika e bardhë për të tijtë, aplikoi një mënyrë shumë të veçantë, por joefektive.

Coronel mori vrull pothuajse nga gjysma e fushës, frenoi disa herë, goditi me stil në fund, por pothuajse ia dorëzoi topin në dorë portierit rival.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *