Monchi: Martial është i lumtur te Sevilla

Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi beson se sulmuesi Anthony Marital është i lumtur në Spanjë duke ndjekur largimin nga Manchester United.

Francezi e bëri të qartë se dëshironte largimin nga “Djajtë e Kuq” në afatin dimëror, derisa iu bashka Sevillas në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

26-vjeçari ka bërë dy paraqitje për Sevillan dhe Monchi beson se klubi do ta ndihmojë Martialin të përmirësohet.

“Në këto dy javë që ka qenë këtu, çfarë kam parë është gëzim. Kur një lojtar ka teknikën, taktikën, kualitetin fizik, ajo që duhet të bëni është të prekni vendin e përsosur që këto cilësi të rishfaqen”.

“Dhe ne mendojmë se jemi në gjendje ta gjejmë këtë vend. Ndoshta mund të nënkuptojë më shumë dashuri, më shumë mbështetje, më shumë besim; duke folur më shumë me të, që familja të ndihet e qetë, që të ndihet i rëndësishëm. Nuk ka një model për çdo lojtar – secili ka nevojat personale”, deklaroi ai.

Sevilla sonte (e enjte) zhvillon sfidën jo të lehtë ndaj Danimo Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *