Momenti kur ylli i Man Unitedit shpërthen në lot pas humbjes në finale të Ligës së Evropës

Bruno Fernandes nuk mundi t’i përmbante lotët pas humbjes në finale të Ligës së Evropës kundër Villarrealit.

“Nëndetësja e verdhë” fundosi pas ekzekutimit të penalltive Manchester Unitedin me rezultat 11-10.

90 minutat dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën fituesin pasi rezultati ishte i barabartë 1-1, me ç’rast u desh edhe ekzekutimi i 21 penalltive që të përcaktohet fituesi.

Këtë disfatë duket se rëndë e ka përjetuar edhe kapiteni dhe ylli i Man Unitedit, Bruno Fernandes i cili në disa video shihet teksa qan.

Fernandes ka qenë edhe një herë jashtëzakonisht i rëndësishëm për United këtë sezon, në edicionin e tij të parë të plotë që kur u transferua nga Sporting Lisbona në janar të vitit 2020.

“Djajtë e Kuq” e kanë vazhduar “agjerimin” me vitin e katërt pa u stolisur me trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *