Momenti kur tifozi hyri në fushë dhe ia prishi aksionin që mund t’ia sillte fitoren mbrëmë West Hamit

West Ham mbrëmë barazoi 1:1 në shtëpi në ndeshjen e parë ndaj Lyonit në kuadër të çerekfinales së Evropa Ligës.

Anglezët mbetën me një lojtar më pak kur Cressëell u ndëshkua direkt me të kuq në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Ata arritën të kalonin në epërsi, por Lyoni barazoi shifrat.

E kur rezultati ishte 1:1, West Ham pati një aksion të mirë ndërtuar, i cili lehtësisht do të mund të përfundonte me gol.

Megjithatë, një tifoz i ekipit anglez hyri në fushë, duke e penguar aksionin dhe ndërprerë përkohësisht ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *