Momenti kur shtylla ia mohoi Muriqit golin e parë me Lazion

Pas një kohe të gjatë, Vedat Muriqi sonte është duke luajtur nga minuta e parë për Lazion.

Në ‘Olimpico’ të Romës, Lazio dhe Parma janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për fazën 1/8 e finales në Kupën e Italisë.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, kishte një mundësi të mirë që të shënonte golin e parë në fanellën e skuadrës laciale, por shtylla ia mohoi.

Ndryshe, Lazio e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej një goli, 1-0, teksa autor i golit ishte Marco Parolo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *