Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
“Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”.
Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.
Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkohë, aty u përfshi edhe qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Savic, i cili në një moment e tërhoqi nga flokët Jack Grealishin, i cili ishte duke u ngrohur.
Savic with Grealish. ??
— Mu. (@FutbolMuu) April 13, 2022