“Të Kaltërit” mposhtën Club American në ndeshjen e parë, por pastaj u mundën në penallti nga Charlotte FC.
Dhe të dielën në mëngjes, gjërat morën një kthesë edhe më të keqe, derisa skuadra e Thomas Tuchelit u poshtërua nga rivali londinez, Arsenali.
Në finalen e Florida Cup, “Topçinjtë” arritën fitore 4-0, falë golave nga Gabriel Jesus, Martin Odegaard, Bukayo Saka dhe Albert Sambi Lokonga.
Tuchel ishte absolutisht i frustruar me lojtarët e tij pas ndeshjes, dhe ngriti dyshime rreth aftësive të Chelseat për të qenë kompetitive në fillim të sezonit 2022/23.
Tuchel kritikon lojtarët e Chelseat
“Nuk mund ta garantoj”, tha ai kur u pyet nëse “Të Kaltërit” do të jenë të gatshëm për ndeshjen hapëse të Premier Ligës kundër Evertonit.
“Sot pashë një skuadër të Arsenalit që është mentalisht e përkushtuar ndaj idesë së të luajturit, një nivel i lodhjes, një nivel i përkushtimit fizik të cilin ne nuk mund ta arrinim.
“Gjithashtu një nivel të përkushtimit mental që na mungoi sepse kemi shumë lojtarë të cilët po mendojnë për largim dhe po i konsiderojnë mundësitë. Kemi lojtarë që janë larguar dhe për momentin kjo po vërehet”.
Po, Tuchel nuk është një lepurush i lumtur që po kërcen mbi një bahçe karotash, madje, gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, ai u desh të intervenonte nga vija teknike kur Malang Sarr u duk se po ankohej për mungesën e përpjekjeve të Timo Wernerit.
Mbrojtësi goditi më shumë se që duhej një pasim në drejtim të sulmuesit, por gjermani mezi lëvizi një muskul për ta mbajtur topin në lojë.
Dhe në pamjet e incidentit, ju mund të shihni Tuchelin duke i bërë me gjestikulacion Sarr ta mbajë gojën mbyllur.
Për të qenë fer me Wernerin, nuk ishte pasimi më i mirë i mundshëm nga Sarr, edhe pse ai ka mundur të bëjë më shumë ndoshta në përpjekjet për ta mbajtur në lojë.
Ish-sulmuesi i RB Leipzigut së fundmi la të nënkuptohet se mund të kërkojë largimin nga Chelsea në të ardhmen e afërt.
Tuchel telling Sar not to complain about Werner being lazy pic.twitter.com/CYbc9dphO4
— MRS? (@Okuluman) July 24, 2022
Werner rreth të ardhmes së tij te Chelsea
“Fillimisht, gjëja më e rëndësishme është të jem i lumtur”, tha Werner. “Jam i lumtur kur luaj dhe shënoj gola. Ky është fakt. Mund të jem i lumtur kudo.
“Është e qartë se dua të luaj më shumë dhe duhet të luaj më shumë që të jem në formë të mirë për Kupën e Botës dhe, gjithashtu, të kem një shans të luaj në Kupën e Botës”.
Tuchel së fundmi iu përgjigj këtyre komenteve të guximshme nga një prej lojtarëve me rrogën më të lartë te Chelsea.
Përgjigja e Tuchelit ndaj komenteve të Wernerit
Trajneri i Chelseat u shpreh: “Jam i befasuar, do të isha shumë i lumtur si i ri të kisha një kontratë me Chelsean. Do të isha një prej njerëzve më të lumtur në planet.
“Trego kualitet, fitoje vendin dhe ruaje. Do të isha një prej njerëzve më të lumtur në planet që kam një kontratë me Chelsean. Nëse ai ka thënë këtë, nuk e kuptoj”.