Atalanta dhe Napoli janë duke u përballur në kuadër të Serie A në Bergamo të Italisë. Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani edhe këtë ndeshje e ka nisur si titullar, ashtu edhe në anën tjetër për vendësit, Berat Gjimshiti.
Rrahmani deri në golin e tretë të Atalantës ishte solid, duke bërë një paraqitje të mirë.
Megjithatë, përballja me sulmuesin e rrezikshëm kolumbian, Luis Murielin në aksionin e golit të tretë ishte fatale për Rrahmanin.
Muriel me mjeshtëri të madhe anashkaloi mbrojtësin shqiptar të Napolit, duke i ikur dy herë për të realizuar në fund një supergol.
Ylli i Kosovës, Rrahmani krejt çfarë bëri ishte kërkimi i llogarisë nga portieri i Napolit, Meret.
#AtalantaNapoli
Atalanta 3 × 1 Napoli – GOAL! Muriel ?pic.twitter.com/rfc4wdJgWM— #FastGoal (@Fastgoal2) February 21, 2021
Atalanta është duke e fituar ndeshjen me rezultat 4:2, kur po zhvillohen minutat e fundit.