Kombëtarja italiane ka shënuar fitoren e tretë për aq ndeshje sa ka zhvilluar në fazën e grupeve në “Euro2020”.
“Azzurri” mposhtën Uellsin minimalisht 1-0 në “Olimpico”.
Golin e vetëm që solli pikët maksimale për Kombëtaren italiane e realizoi Pessina.
Derisa e kishte të siguruar kualifikimin, Mancini vendosi që ndeshjen kundër Uellsit ta zhvilloje me lojtarët që kanë luajtur më pak duke lënë kështu yjet e skuadrës në stol.
Në mesin e tyre ishin edhe Manuele Locatelli dhe Nicoilo Barella.
aiuto pic.twitter.com/M6TkWI0qgj
— Federica ?? (@acm95fede) June 20, 2021
Kjo dyshe është kapur nga kamerat në një moment qesharak gjatë ndeshjes ku shihet Barella derisa ia hedh në trup një leckë Locatellit por ky i fundit reagon me nervoz dhe me po të njëjtën e godet në kokë mesfushorin e Interi.