Momente tmerri për ish-futbolistin e Italisë, e grabisin me pistoletë në kokë

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Di Natale ka përjetuar momente tmerri.

Mediat raportojnë se mbrëmjen e kaluar ai ka rënë pre e një grabitje të armatosur nga 5 persona të armatosur.

44-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me gruan dhe dy fëmijët, por në një moment ka parë armën përpara fytyrës. I ndodhur përballë presionit, Di Natale është detyruar t’u dorëzojë grabitësve një orë me vlerë prej 30 mijë eurosh.

Ata u larguan menjëherë dhe për fat të mirë nuk u lëndua asnjë nga familjarët e ish-kapitenit të Udineses, aktualisht trajner i Karrarese në Serinë C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *