Momente frike, Lirim Kastrati rrëzohet në tokë pas ndeshjes, e menjëhershme ndërhyrja e mjekëve

Në ndeshjen ku Dinamo e Zagrebit arriti të triumfojë 1-0 ndaj Goricas në kampionatin kroat falë një autogoli të ish-mbrojtësit të Tiranës, Albi Doka ka ndodhur diçka e pazakontë.

Mesfushori kosovar, Lirim Kastrati në përfundim të ndeshjes është shtrirë përtokë si pasojë e rënies së imunitetit nga nxehtësia e madhe.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e mjekëve ku shkuan për ta përmendur yllin kosovar.

Sipas mediave kroate, Kastrati është shtrirë përtokë për shkak të vapës së madhe, duke mos arritur t’i rezitoi asaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *