Kombëtarja shqiptare e futbollit e synon sonte kualifikimin në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Shqipëria sonte luan në udhëtim te Moldavia, në ndeshjen që mund ta sigurojë pjesëmarrjen në “Euro2024”.
“Finalja” për Shqipërinë do të transmetohet në dy kanale televizive shqiptare, “SuperSport 2” dhe “Art Sport 1”.
Kuqezinjve të Sylvinhos iu mjafton vetëm një barazim për të siguruar “biletën” që dërgon në Evropianin e vitin 2024.
Shqipëria ka 13 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Çekia e dyta dhe tri më shumë se Polonia.
Moldavia është e katërta me nëntë pikë.