Edhe Luka Modric e pëlqen luksin, pse jo, përderisa çdo vit derdhen miliona euro në xhirollogarinë e tij.
Kroati ka arritur në qendrën stërvitore në Valdebebas me një Bentley GT vlera e të cilit është 200.000€.
Një model elegant në nivelin e futbollistit.
Luka nuk ka pranuar që të luajë me Kroacinë në ndeshjet e shtatorit, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për sezonin e ardhshëm pasi për të, do të jetë i fundit me fanellën e Real Madridit, ndoshta edhe në karrierë.
Pas pak ditësh ai do t’i mbushë 35-vjet dhe vështirë se do të jetë edhe shumë aktiv në sportin më të dashur në botë.