Moderatorja shqiptare befasohet, i propozojnë për martesë live në emision, ja përgjigjja e saj

Moderatorja simpatike Alesia Bami, ka padyshim propozime nga shumë meshkuj, e një i tillë i ka ardhur edhe live në emision, dhe jo një propozim dosido, por “serioz”.

Në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, ku po flitej për martesat, një propozim i tillë i ka ardhur dhe moderatores.

“Kam diçka tepër serioze dhe zyrtare. Na ka ardhur në redaksinë tonë një kërkesë zyrtare për martesë për Alesia Bamin. Zotëria ka dërguar emër, mbiemër dhe kërkon të dhëna për vajzën. Nuk jemi agjenci martesore, por presim një përgjigje nga Alesia”, tha moderatori Edi Manushi.

“Do ta marr për bazë shumë shpejt”, u përgjigj Alesia me humor. /Panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *