Mitrovica kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave

Mitrovica ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në konkurrencën e femrave, pasi në ndeshjen përcaktuese për titull e ka mundur Feronikelin, me rezultat 1:0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Golin e fitores për mitrovicaset e realizoi Kaltrina Biçkaj në vazhdime, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa gola.

Medaljet për ekipin kampion i shpërndanë Xhelal Broja, anëtar i KE të FFK-së dhe Valbon Gashi-Uka, administratore e Ligës së femrave, derisa trofeun e kampionit kapitenes Fatbardha Osmani ia dorëzoi anëtarja e KE të FFK-së dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave, Vjollca Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *