Mirlind Daku mund ta vazhdoj karrierën në Rusi, mësohet skuadra që i ka bërë ofertë të madhe atij

Mirlind Daku mund ta vazhdojë karrierën e tij në Rusi.

Sulmuesi kosovar ka ngjallur interesimin e skuadrës ruse, Rubin Kazan.

GazetaBlic Sport, mëson se interesimi i skuadrës nga Rusia është shumë i lartë për Dakun dhe lëvizja e tij te Rubin Kazan është shumë e mundshme që të ndodhë gjatë kësaj merkato.

Kujtojmë që kartoni i Dakut është nën pronësinë e skuadrës, Osijek, kurse sezonin e kaluar ishte në huazim te skuadra sllovene, Mura ku u paraqit në 49 ndeshje zyrtare duke shënuar 24 gola.

Ai së fundmi ishte pjesë e diskutimeve të shumta për mos ftesën tek Kosova, teksa u flit për një kalim të tij te Kombëtarja shqiptare pasi mori edhe shtetësinë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *