Mirlind Daku largohet nga Ballkani

Mirlind Daku largohet nga Ballkani.

Sulmuesi gjilanas do të rikthehet te Osijeku.

Futbollisti që shkëlqeu gjatë edicionit të fundit, i ka dhënë lamtumirën skuadrës suharekase.

Daku në sezon që shkoi, ka thyer një rekord në futbollin kosovar, duke u futur në histori si golashënuesi më i mirë i Superligës me 31 gola.

23 vjeçari ishte i huazuar nga Osijeku te Ballkani dhe me përfundimin e huazimi ai është rikthyer të skuadra kroate.

Postimi i plotë lamtumirës i Mirlind Dakut:

Faleminderit Suharekë.

Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re,ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *