E ardhmja e superyllit argjentinas, Lionel Messit në Paris Saint-Germain po jetësohet çdo herë e më shumë.
34-vjeçari u nda përfundimisht me Barcelonën pas 21 viteve për shkak të rregullave të La Ligas që e pamundësonin rinovimin e tij me “katalunasit”.
Zyrtarizimi i Messit te gjigantët francez është vetëm çështje kohe, ndërsa “konfirmimet” për një transferim të tillë vetëm po shtohen.
Rafaella, Motra e sulmuesit të PSG-së, Neymar, ka komentuar në një fotografi të publikuar nga bashkëshortja e Messit, Antonella duke i uruar mirëseardhje në Paris.
Antonella ka postuar fotografi me Lionel Messin dhe fëmijët e tyre pranë trofeve të fituar nga Messi gjatë kohës në Barcelonë.
“Mirësevini vajzë e bukur”, ka qenë komenti i shkurtër, por që tregoi shumë i motrës së Neymar.
Lionel Messi pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me parisienët.