Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier.
Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin IBF në peshën e mesme.
Marku ka bërë një paralajmërim këtë mëngjes, duke shkruar se sot është dita e tij.
“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime” – ka shkruar boksieri shqiptar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.