Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Kukësit.
57-vjeçari ka arritur akordin për 1 vit e gjysëm me nënkampionët e Superiores, teksa gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Tekniku i njohur ka fituar pesë herë Kategorinë Superiore në Shqipëri, teksa nuk ka drejtuar asnjë skuadër që kur u nda nga Prishtina, një vit e gjysmë më parë.
“Panorama Sport” mëson se trajneri aktual, Rrahman Hallaçi do të mbetet ndihmës i Josës.
Lajmet për afrimin e Josës në stolin e Kukësit kanë qarkulluar gjatë gjithë javës së fundit.
Zyrtarizimi do të bëhet ditëve në vijim.