Miqësorja Kosovë – Shqipëri nuk luhet në ‘Fadil Vokrri’, kjo është arsyeja

Për nder të 17 Shkurtit, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë një ndeshje revyale ku do të ballafaqohen veteranët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

Ndeshja ishte paraparë të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet por për shkak të motit të ligë, është ndërruar stadiumi.

FFK njofton se takimi do të luhet në stadiumin e 2 Korrikut në fushën me bari sintetik.

‘Ndeshja e datës 16.02.2021 (ditë e martë) ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të kushteve atmosferike është zhvendosur në stadiumin e KF 2 Korriku.

Termini i ndeshjes mbetet i njëjtë, pra në orën 12:00.

Kjo ndeshje zhvillohet për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj’, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *