Epo kjo s’kishe ndodhur kurrë, por ja që ndodhi në Bundesliga.
Në ndeshjen që Bayern Munich po e fiton 6-0 në udhëtim te Hoffenheim, futbollistët më s’po luajnë futboll, edhe pse minutat po ecin.
Kjo për shkak se fillimisht u ndërpre ndeshja për shkak të thirrjeve të tifozëve të Bayernit kundër pronarit të Hoffenheim.
Për shkak të miqësisë mes dy klubeve, lojtarët që fillimisht u larguan nga fusha, tani kanë dalë sërish, por jo për të luajtur.
Minutat po ecin, por ata ia kanë krisur llafit dhe kështu do të jetë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Ata u bashkuan kundër racizmit dhe kundër fryrjeve, ndërsa dy shefat po qëndrojnë bashkë njëri-tjetrit teksa minutat po ecin.
Referee suspending Bayern Munich game for banners held by the away fans. pic.twitter.com/E9OQgG91cp
— Khadka (@MountaiNibber) February 29, 2020