Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës i ka rënë vlera dukshëm, bazuar në sajtin prestigjioz “Transfermarket”.
Vlera aktuale e Milot Rashicës është tetë milionë euro.
Vlera më e madhe e regjistruar për anësorin e Norwich Cityt ka qenë në vitin 2019 kur kapte vlerën e 35 milionë eurove.
Rashica iu bashkua skuadrës së Norëich Cityt në merkaton e verës të këtij viti nga Werder Bremeni.
Sulmuesi kosovar nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Premierliga angleze, por ende nuk ka shënuar asnjë gol me Norwichin.