Milot Rashica i është rikthyer stërvitjeve tek ekipi gjerman, Werder Bremen.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi i Bremenit në llogarinë e tyre në rrjetin social “Twitter”.
Milot Rashica pas dëmtimit që e kishte mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë – është rikthyer për të filluar stërvitjet me ekipin e madh gjerman,
Rashica ka munguar në katër ndeshjet e para të Bundesligës, ndërsa mungoi edhe në takimet e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe do të mungojë edhe ndaj Greqisë në takimin e nesërm.