Gazetari i Tuttosport, Antonio Giordiano, ka folur për Marte Sport Live në lidhje me merkaton e Napolit.
Emri i Milot Rashicës është përmendur shumë kohët e fundit, por gazetari italian mendon se nuk është i përshtatshëm për ekipin e Gennaro Gattusos.
“Emri i parë që më vjen në mendje për krahun e majtë të sulmit të Napolit është Jeremie Boga. Në të djathtë Milot Rashica nuk më bind për Napolin, ndërsa Duvan Zapata është një lojtar shumë i mirë, por që shpërtheu vonë.
“Zapata njihej pak dhe te Napoli erdhi si një futbollist misterioz. Nëse Napoli do të rrëmbente ndonjë futbollist nga Roma do të preferoja Chengiz Under më shumë se sa Nicolo Zaniolo”, tha ai.