Sot zhvillohet xhiroja e radhës në Premier League.
Milot Rashica dhe skuadra e tij do të kenë një transfertë në “Emirates Stadium’, atje ku do të përballen me skuadrën e Arsenalit.
Nëse ndonjëherë Arsenalit i duhej një pushim ndërkombëtar për të rivendosur ekipin dhe për të vendosur distancën midis rezultateve të mëparshme të ndeshjes, ishte ky.
Ashtu si Arsenali, Norwich City e ka hapur sezonin me tre humbje në ligë, duke përfshirë një humbje 5-0 kundër Manchester Cityt. Skuadra e Norwich ka arritur të gjej rrjetën një herë në Premier League, diçka që Arsenali ende po kërkon të arrijë.
Momentalisht, Arsenali është në vendin e fundit, kurse Norwich në vendin e parafundit.
Milot Rashica pritet të jetë titullar për skuadrën mysafire, skuadër tek të cila u shpall edhe futbollisti më i mirë i muajit.
Në anën tjetër, Granit Xhaka nuk do të luajë për shkak të penalizimit për kartonin e kuq.