Milot Rashica dhe Werder Bremen do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bundesligën gjermane.
Werderi pret në shtëpi Hoffenheimin në takimin që nis në ora 15:30.
Për yllin e Kosovës është ndeshje e veçantë.
Ai do të zhvillojë takimin numër 50 në Bundesligë.
Werderi javën e kaluar e nisi 2020-tën me fitoren 1:0 ndaj Dusseldorfit.