Milani ka shënuar fitoren e tretë radhazi në kampionatin elitar të Italisë, duke e mundur Atalantën në Bergamo.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2-3 kundër “zikaltërve”.
Davide Calabrias i mjaftuan vetëm 29 sekonda lojë për të ndëshkuar vendasit.
Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Tonali ngriti epërsinë e Milanit në 0-2.
Goditjen e fundit Atalantës ia dha Leao që shënoi për 0-3 në minutën e 78-të.
Atalanta golin e parë e gjeti në minutën e 86-të me autor Zapatën, ndërsa të dytin me Pasaliq.
Milani me këtë fitore është në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Napoli lider.
Atalanta tash është e teta me 11 pikë.