Milani përfundimisht ka mbetur jashtë garës së Ligës së Kampionëve këtë edicion.
Kjo pasi “Rossonerët” dështuan të fitojnë në ndeshjen vendimtare të Grupit B kundër Liverpoolit në stadiumin “San Siro”.
Milani pësoi disfatë 1-2 me përmbysje të rezultatit nga Liverpooli që këtë ndeshje e luajtën për “prestigj”.
Golin për Milanin e realizoi Tomori (29’), ndërsa për Liverpoolin realizuan Salah (36’) e Origi (55’).
Milani me këtë humbje përfundon si e fundit në grup, ngase Atletico Madridi triumfoi ndaj Portos (1-3) dhe kësisoj, tutje kalon skuadra spanjolle.
Real Madridi në anën tjetër e ka fituar derbin e Grupit D në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Los Blancos me nga një gol në secilën pjesë fituan 2-0 kundër “Neurazzurëve” në ndeshjen që përcaktohej vendi i parë në grup.
Golat për “mbretërit” i realizuan Toni Kroos (17’) e Asensio (79’).