Milani u rikthehet fitoreve, Sassuolo e ndal me barazim Napolin

Milani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Serie-A duke rrëmbyer tri pikë të plota ndaj Genoas

“Rossonerët” morën një fitore të pastër duke e mposhtur Genoan në udhëtim me rezultat të pastër 3-0 ku shkëlqeu i riu Messias me dy gola.

Zlatan Ibrahimovic i dha epërsinë e parë Milanit në minutën e 10-të kurse Messias shënoi dy gola në minutat 45’ dhe 61’ për ta vulosur fitoren e Milanit pas tri ndeshjeve.

Një hap të gabuar në garën për titull e ka bërë Napoli që ka barazuar me rezultat 2-2 me Sassuolon.

Ruiz dhe Martens shënuan për Napolin në minutat 46’ dhe 60’, por Sassuolo bëri mrekullinë duke shënuar dy gola në pjesën e dytë për të fituar në fund një pikë shumë të rëndësishme.

Fillimisht Scamacca e ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 72’, e pastaj erdhi barazimi në minutën e 79’ nga Ferrari

Napoli vazhdon të mbetet lider i tabelës me 36 pikë, i ndjekur nga Milani me 35 dhe Interi me 34 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *