Milani triumfon kundër Tottenhamit, mbetet gjithçka e hapur për ndeshjen e dytë

Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në takimin e parë kundër Tottenham Hotspur në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” triumfuan 1:0 kundër ekipit londinez në stadiumin “San Siro”.

Baraspesha zgjati deri në minutën e shtatë kur Brahim Diaz i dhuroi Milanit epërsinë me një gol nga afërsia.

Përkundër përpjekjeve të mysafirëve në vazhdim, Milani arriti ta ruante epërsinë duke shënuar një fitore të rëndësishme dhe duke bërë hap të madh drejt kalimit në çerekfinale.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Londër pas dy javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *