Milani me shumë mund e ka marrë një pikë në San Siro, duke barazuar 1-1 me Udinesen. Në këtë xhiro ka fituar Roma, që e ka mundur 2-1 Fiorentinën.
Ndalet Milani.
Pas fitores kundër Romës, u mendua se do të rikthehet te forma e mirë që e ka ndjekur gjithë sezonin, por jo, Milani është ndalur menjëherë.
Të besuarit e Stefano Piolit kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Udinesen.
Goli erdhi në minutën e 68’ për mysafirët, Rodrigo Becao realizoi.
Kur u mendua që me këtë rezultat do të përfundojë gjithçka, në skenë doli Kessie, që nga penalltia barazoi në minutën e 96’.
Interi tani do të ketë mundësinë të shkojë në shtatë pikë diferencë me Milanin.
Për dallim nga Milani, Roma që humbi xhiron e kaluar, është kthyer te fitoret.
Roma e mundi 2-1 me vështirësi në udhëtim Fiorentinën.
Spinazzola dhe Diawara shënuan për fitoren e Romës.