Milani me shpirt luftarak, triumfon në sekondat e fundit ndaj Lazios

Milani ka regjistruar një fitore të jashtzakonshme ndaj Lazios në një ndeshje intenzive në “San Siro” e zhvilluar të Mërkurën në kuadër të xhiros së 14-të në Serie-A.

Fillimi i ndeshjes bëri që kjo ndeshje të dukej e lehtë për Milanin pas “Rossonerët” shënuan dy gola të hershëm në minutat 10’ dhe 17’ përmes Rebic dhe Calhanoglu.

Por, skuadra e drejtuar nga Inzaghi trego kualitetin e vet në minutat në vazhdim duke barazuar shifrat në 2-2.

Fillimisht Luis Alberto e ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 28’ dhe pastaj shifrat i barazoi Ciro Immobile në minutën e 59’ të takimit.

Kur po mendohej se nuk do të kishe fitues në “San Siro”, në skenë doli i jashtëzakonshmi Theo Hernandez duke realizuar me kokë për 3-2 dhe fitoren e madhe të Milanit.

Kjo fitore e konfirmon edhe më tutje Milanin si lider të tabelës me 34 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë me 33 pikë.

Kujtojmsë se sulmuesi nga Kosova Vedat Muriqi luajti rreth një orë lojë në këtë ndeshje, por që nuk pati paraqitje të mirë. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *