Gonzalo Higuain është në dyshime për paraqitjen e tij në Kupën e Italisë, derisa Juventusi do të jetë nikoqir i Milanit.
Rossonerët në anën tjetër do të kenë në dispozicion Lucas Paquetan dhe Ante Rebicin, që po ashtu ishin në dyshime.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në San Siro, derisa më 12 qershor do të përcaktohet se kush kalon në finale të garës së dytë më të madhe në Itali.
El Pipita sërish nuk ka marrë pjesë në stërvitje, gjersa bëhet e ditur se ai ka një tendosjes të kofshës në këmbën e djathtë.
Aaron Ramsey bëhet e ditur nga RAI se është stërvitur i vetëm, mirëpo që do të jetë i gatshëm për përballjen e rëndësishme.
Maurizio Sarri ka testuar një stërvitje të, ku ishin pjesë Douglas Costa, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronasldo, derisa Gianluigi Buffon ishte në portë.
Milani do të jetë pa Zlatan Ibrahimovicin shkaku i lëndimit, ndërsa Theo Hernadnez dhe Samu Castillejo janë të suspenduar.