Pas barazimit javën e kaluar me Salernitanan, Milani i është rikthyer fitores në Serie A.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Sassuolos.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Christian Pulisic, i cili i siguroi fitoren “Rossonerëve” në minutën e 59’.
Me pikët e reja, Milani zë vendin e tretë në kuotën e 36 pikëve, krahas Sassuolos që renditet në vendin e 16 me 16 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Milanit.