Milani mori një fitore mbrëmjen e kaluar ndaj Romës, por ishte një triumf si ai i Pirros, pasi kuqezinjtë patën 3 dëmtime të lojtarëve të rëndësishëm. Fillimisht ishte Calhanoglu që la fushën për një dëmtim, ndërsa u pasua edhe nga Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic.
Kur kanë kaluar disa orë nga ndeshja e mbrëmshme, lajmet e fundit bëjnë me dije se Zlatan Ibrahimovic do të mungojë për të paktën 10 ditë, kohë kur do të bëhet një tjetër vlerësim i situatës. Thënë ndryshe, Milan humbet përsëri Ibrën për 2 ndeshjet e radhës në kampionat, por edhe për sfidën e parë ndaj Manchester United, suedezi rrezikon.
Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë përsëri situata e Calhanoglu që ka një problem në kofshën e majtë. Lajmi i mirë vjen nga Ante Rebic, që duket se nuk ka një problem serioz dhe do të jetë gati për ndeshjen e mesjavës ndaj Udineses.