Milani ka njoftuar zyrtarisht se anëtari i stafit, Daniele Bonera ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Trajneri teknik Bonera është bërë anëtari i fundit që merr virusin në Milano dhe i bashkohet Matteo Gabbia dhe Leo Duarte, të cilët aktualisht janë në karantinë me sëmundjen.
39-vjeçari tani është në izolim në shtëpi.
“Daniele Bonera, pasi kishte ethe, iu nënshtrua një testi në shtëpi dje, e cila dha një rezultat pozitiv për COVID-19,” lexonte deklarata e Milanit.
“Bonera është në shtëpi dhe në gjendje të mirë. Të gjitha testet e tjera të kryera ditën e djeshme në grupin e ekipit janë negative dhe grupi do të monitorohet nga afër”, përfundoi ai.