Milani vendos duart te një talent i ri francez. Fjala është për Pierre Kalulu, mbrojtësin e djathtë 20-vjeçar (mund të luajë edhe në qendër), i dalë nga akademia
e Lyon.
Përfundimisht, ai ka zgjedhur kuqezinjtë për kontratën e parë profesionale.
Sipas “L’Equipe”, gjatë muajve të fundit, Lyon është përpjekur ta mbajë atë.
Vetë lojtari i ri i talentuar, i vetëdijshëm për hapësirat e pakta, duke pasur parasysh se në rolin e tij luajnë edhe Dubois, Rafael e Tete, vendosi të ndryshojë mjedis.
Mësohet se e donte edhe Bayern Munich, por në fund 20-vjeçari u josh nga biseda me menaxherin e kuqezinjve, Paolo Maldini.