Milani fiton me përmbysje ndaj Veronas dhe vazhdon kryesimin në Serie A

Milani ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli shënoi fitore në udhëtim te Hellas Verona me përmbysje të rezultatit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Marc’Antonio Bentegodi” ka përfunduar me rezultatin 1:3.

Sandro Tonali (45+3’, 50’) dhe Alessandro Florenzi (86’) shënuan golat e fitores për “Rossonerët”.

Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Davide Faraoni (38’).

Milani edhe pas javës së 36-të vazhdon të jetë lider në tabelë. Kjo skuadër tani ka 80 pikë, dy më shumë se Interi.

Hellas Verona renditet e nënta me 52 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *