Milani do ta kërkojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në një përballje ndaj Torinos në San Siro.
Skuadra e Stefano Piolit e pret Torinon në çerekfinalen që nis në orën 20:45, me Ante Rebic dhe Krzysztof Piatek në vijën e sulmit kuqezi.
Milan vjen në këtë takim në një formë të mirë, tri fitore radhazi në Serie A dhe pas triumfit 3:0 në rundin e katërt të kupës kundër Spal.
Torino, ndërkohë, nuk po kalon momente të mira, pasi u turpërua 7:0 nga Atalanta në ndeshjen e fundjavës në Serie A.