Milan është kthyer te fitorja në kampionat barazimit 2-2 të marrë në fushën e Napoli-t tri ditë më parë. Skuadra e Pioli-t ka mundur 3-1 me përmbysje Parma-n në shtëpi.
Verdheblutë kanë kaluar në avantazh në minutën e 44-të të pjesës së parë më Kurtic, ndërsa reagimi i vendasve ka ardhur në harkun e katër minuta në pjesën e dytë.
Franck Kessie ka barazuar shifrat në të 55-ën me një predhë nga distanca dhe Romagnoli ka kompletuar përmbysjen në të 59-ën me një goditje të bukur me kokë.
GOOOOOOAAAAAALLLL! KESSIE! pic.twitter.com/2N0my1hUGJ
— MilanGifs (@MilanGifs) July 15, 2020
GOOOOOAAAAAALLLLLL! ALESSIO! pic.twitter.com/NgEv49PWha
— MilanGifs (@MilanGifs) July 15, 2020
Në minutën e 77-të ka ardhur edhe goli që i ka sigurua fitoren milanezëve dhe që është realizuar nga Calhanoglu, i cili ka gjetur rrjetën me një goditje perfekte nga jashtë zone.
GOOOOOOAAAAALLLLLL! HAKAN! pic.twitter.com/PJbTjh7hrG
— MilanGifs (@MilanGifs) July 15, 2020
Kjo fitore e çon Milan-in në 53 pikë, vetëm një larg Roma-s së vendit të pestë që garanton kualifikimin në fazën me grupe të Europa League, por verdhekuqtë kanë një ndeshje më pak.
Një tjetër lajm i mirë për kuqezinjtë ka ardhur nga Bologna, ku Napoli, një rival i drejtpërdrejtë i kuqezinjve në garë për një vend në Europë, nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1.
Manolas (7′) ka kaluar në avantazh “axurrët”, ndërsa Barrow (80′) ka shënuar golin e barazimit 1-1.
Ndërkohë, Sampdoria ka mundur 3-0 në shtëpi Cagliari-n dhe ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurisë së mbijetesës. Golat e ndeshjes janë shënuar nga Gabbiadini (8′) dhe Bonazzoli (40′, 54′).