Milan mund të hyjë në histori pasi që mund të bëhet skuadra e dytë që nuk do të përfundojë në top 3 të Serie A pasi që është shpallur kampion dimëror
Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit në Serie A dhe ju duhet që të fitojnë kundër Atalantas pasi që vetëm kjo ia garanton përfundimin në top katër. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do të jenë Juventusi dhe Napoli që do t’i marrin pozitat 3 dhe katër duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por edhe ata duhet të fitojnë në ndeshjet e fundit.
Djemtë e Stefano Piolit ishin të parët në Serie A në mes të sezonit, ku edhe ju dha titulli kampion dimërorë. Prej asaj kohe ata kanë rrëshqitur në renditje duke u renditur të dytët në Serie A dhe tani rrezikojnë që të mos përfundojnë as në top 4.
Klubi që kishte kapitulluar në këtë mënyrë ishte Juventusi i sezonit 1935-36, të cilët ishin kampion dimëror por që përfunduan në vendin e pestë.
Në përgjithësi, 67 për qind e kampionëve dimëror e fitojnë Scudetton, nëse kanë fituar 69 për qind të tri pikëve, derisa 18 nga 26 tituj kanë shkuar për skuadrat të cilët ishin të parat në gjysmën e rrugës.
Milan për momentin është në pozitën e tretë kurse në 10 vitet e fundit ata që e kanë shpërdoruar dy herë kurorën dimërore është skuadra e Napolit, njëherë më 2015-16 kurse herën tjetër 2017-18, ku në të dyja herët ka fituar Juventusi.