Milan kërkon transferimin e mesfushorit të Real Madrid

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan po konsideron nënshkrimin e mesfushorit spanjoll, Isco, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Rossonerët” janë në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese pas largimit të Hakn Çalhanoglut në drejtim të Interit dhe janë duke shikuar disa opsione si zëvendësim të tij, në listën e tyre është edhe mesfushori i Real Madrid.

29-vjeçari, nuk po ka shumë hapësira në “Santiago Bernabeu”, dhe mund të konsiderojë largimin gjatë kësaj vere.

Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje me fanellën e “Los Blancos” në të gjitha garat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *