Milan fiton minimalisht ndaj Sampdorias, merr primatin në tabelë

AC Milan e ka shfrytëzuar barazimin e Napolit me Interin dhe ka marrë primatin në renditjen tabelare në Serie A.

Kuqezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Sampdorias me rezultat minimal, 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fillim të takimit. Ishte Leao i cili realizoi në minutën e nëntë.

Më pas, ndeshja nuk prodhoi gola dhe Milanit arriti fitore që e dërgon në vendin e parë në tabelë.

Momentalisht, Milan ka 55 pikë në vendin e parë, një më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Sampdoria gjendet në vendin e 16-të me 23 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *