Milan dhe Roma kanë barazuar në derbin e xhiros së pestë në Serie A.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në San Siro e cila në fund përfundoi me rezultat 3-3.
Zlatan Ibrahimovic me dy gola dhe Saelemaekers me një tjetër ishin shënuesit për vendasit.
Ndërkohë te mysafirët realizuan Edin Dzeko, Jordan Veretout dhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.
Pikërisht shqiptari Kumbulla bëri një lojë të mirë ku ishte ndër më të vlerësuarit në këtë takim.
Gjithsesi dy lojtarët me notat më të mëdha në ndeshje ishin Hakan Calhanoglu i Milanit dhe Edin Dzeko i Romës.
Nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin vendas Tatarusanu i cili nuk ishte në formën më të mirë. /Telegrafi/