Verona ka marrë një pikë të madhe në ‘San Siro’.
Në një terren mjaft të vështirë, në ‘San Siro’, kundër Milan, me 10 lojtarë, Verona ka arritur të luajë baras 1:1, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje mbi mesataren.
Ylli i kombëtares së Kosovës është vlerësuar me 7.4 nga ‘WhoScored’. Vlen të cekët se ai u ndëshkua me karton të verdhë në këtë takim.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘WhoScored’ për të gjithë lojtarët që u aktivizuan në këtë ndeshje.