Bota e sportit i dha lamtumirën e fundit legjendës së NBA-së, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij, Gigi, të cilën humbën jetën bashkë me 7 persona të tjerë në një aksident tragjik me helikopter një muaj më parë në kodrat e Los Angelesit.
Në “Staples Center”, aty ku “Black Mampa” u shndërrua në mit, ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona dhe secili prej tyre mori në hyrje të impiantit një libërth fotografik me një seri fotosh të Kobyt dhe vajzës së tij.
Mes personazhe të njohura, ishin edhe Steve Nash dhe komisioneri i NBA-së, Adam Silver, që shkëmbyen një përqafim të gjatë pranë skenës së ngritur për këtë rast.
Mesh shumë basketbollistëve ishin edhe ish-Lakers-at: Phil Jackson (trajneri i tij), Jerry Ëest, Elgin Baylor, Kareem Abdul-Jabbar (pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së), Byron Scott dhe AC Green.
Aty ishte edhe legjenda, Michael Jordan. Duke qarë teksa fliste, Jordan tha “kur Kobe vdiq, një pjesë e imja vdiq bashkë me të”.
“Sa më shumë që e njihja atë, doja të bëhesha vëllai i madh më i mirë i mundshëm për të”, tha mes të tjerash ai, derisa nuk mund t’i ndalte lotët.
“Të gjithë donin të flisnin për krahasimin mes meje dhe atij, por unë doja të flisja vetëm për Kobe”.
"When Kobe Bryant died, a piece of me died."
—Michael Jordan during Kobe and Gianna's Celebration of Life pic.twitter.com/U2Lyj8AyUZ
— ESPN (@espn) February 24, 2020