“Mezi pres të luaj me Ibrën”, talenti norvegjez fluturon drejt Milanos për vizitat mjekësore

Jan Peter Hauge është nisur drejt Milanos, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore për t’iu bashkuar 7 herë fituesve të Ligës së Kampionëve.

Talentit norvegjez të Bodo Glimt, i mjaftuan vetëm 90 minuta në Ligën e Evropës ndaj kuqezinjve, për të bindur drejtuesit milanistë.

Lojtari regjistron statistika të shkëlqyera si në kampionatin norvegjez, ashtu edhe në kualifikueset për Ligën e Europës. Në një prononcim për mediat norvegjese në aeroport, para fluturimit drejt Milanos, talenti Hauge u shpreh:

“Mezi pres të luaj me Ibrën, do të përpiqem të mësoj prej tij, një lojtar që e kam ndjekur dhe admiruar gjithmonë. Është e qartë që Milani është një klub tepër i madh, gjërat janë bërë realitet në ditët e fundit”.

”Do të jetë emocionuese të shohësh se çfarë sjellin ditët e ardhshme, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Unë thjesht duhet të falënderoj Bodo Glimt për bashkëpunimin që kemi pasur në ditët e fundit. Ka qenë një vit pozitiv për mua dhe do të jetë tepër emocionuese të hedh hapin e madh në karrierë“, u shpreh 20-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *